Pages

Banner 468

Saturday, November 24, 2012

Nga Zvicra drejt Vlorës, me kali të bardhë (fotot)

0 comments
 

Një vajzë shqiptare dhe disa miq të saj kanë vendosur të udhëtojnë drejt Vlorës me kuaj për nder të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.Një grup kalorësish, të prirë nga Teuta Biba nga Gjeneva, me veshje kombëtare dhe me kalë të bardhë, kanë nisur në rrugëtimin historik nga Kulla e Jasharajve në Prekaz dhe për 8 ditë do të rrugëtojnë nëpër shtigjet, të cilat kanë kaluar Isa Boletini me delegatët nga Kosova para 100 vitesh me destinacionin e fundit Vlorën, më 28 Nëntor, për të nderuar Përvjetorin e 100-të të Pavarësisë së Shqipërisë. Teuta Biba, e rritur në Zvicër, ku edhe ka mbaruar studimet në Universitetin e Gjenevës, është e njohur në Zvicër si kalorëse e mirë e kuajve. Për tetë vjet me radhë ajo ka marrë edhe disa mirënjohje në këtë drejtim si sportiste e shkëlqyer me kuaj në disa gara. Teuta Biba i ka deklaruar agjencisë informative ‘Presheva Jonë’, se ‘grupi do të ketë disa ndalesa nëpër disa nga vendet historike të trojeve shqiptare dhe do ta shpalosë kohë pas kohe edhe flamurin kombëtar gjigant me 3050.95 m. Gjatësi’. Siç mësohet nga Teuta, grupi i kalorësve ka hyrë sot në Prekaz. Tek kulla e Adem Jashar-it janë pritur nga kryetari i komunës, Rifat Jashari, ambasadori i Shqipërisë, shefi i ri Protokollit të Shtetit, por gjithashtu edhe nga fëmijët e SOS. ‘Tek kulla e Jasharëve u kënduan këngë nga fëmijët, pastaj hymë në Odë dhe brenda në kullë të Adem Jasharit për një kafe. Drekë për fëmijët dhe ushqim tradicional për rrugë; fli, pite, ammm..sa të mira!’ tregon Teuta. Ky aktivitet tërheqës vjen si ide e Enver Raqas dhe Hysni Sadikajt, Artan Mjekiçit, Jeton Gashit, Agron Ivanit dhe Fatmira Gjonit në bashkëpunim me Shoqatën e Turizmit Alternativ të Kosovës dhe të disa sponsorëve. Teuta Biba, një shqiptare e rritur dhe e shkolluar në Gjenevë, ka premtuar se pas kthimit nga Vlora do ta sjellë një flamur kuq e zi për Preshevën.



Readmore...

Lahet ne qumesht pastaj e pine at – VIDEO

0 comments
 
Readmore...

Çdo femër do e donte një propozim të tillë (VIDEO)

0 comments
 
Readmore...
Friday, November 23, 2012

“Çmendet” në X Factor, sulmon producentin! (VIDEO)

0 comments
 
Readmore...

Negociatat Shqiptaro-Serbe ne Kafeneja Jone (Video)

0 comments
 
Readmore...

Bekim Qorri eshte pare ne foto me dy femra. E ka tradhtuar Saranden?

0 comments
 
Readmore...

Kryeministri maqedonas qëllohet me vezë në Shqipëri (Video)

0 comments
 
Readmore...